Shefi i Antidrogës jep detaje: Droga në Ferizaj erdhi nga Irani përmes Turqisë

Aktuale

Shefi i Antidrogës jep detaje: Droga në Ferizaj erdhi nga Irani përmes Turqisë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 00:31
Shefi i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli

Shefi i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, ka thënë që dy aksionet policore në veri të Kosovës dhe në Ferizaj ku u shkatërruan dy laboratorë droge, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Murseli tha se ende nuk kanë informacione nëse ka të përfshirë persona nga përkatësi të ndryshme etnike apo nacionale në rastin në veri, por që në të kaluarën grupet kriminale kanë vepruar së bashku pavarësisht etnive.

“Në rastin konkret në veri për momentin vetëm këtë informacion e posedojmë por në të kaluarën ka rezultuar që grupet kriminale nuk kanë zgjedhur etni por kanë vepruar së bashku”, ka thënë Murseli për Edicionin Special.

Mirëpo, në rastin në Ferizaj ai ka thënë se janë të përfshirë edhe pesë shtetas turq, dhe se droga kishte ardhur nga Irani duke kaluar edhe përmes Turqisë.

“Ndërsa në rastin në Ferizaj kemi të përfshirë pesë shtetas turq të cilët kanë qenë këtu në cilësinë e ekspertëve të përpunimit për arsye se droga është gjetur në dy laboratorë, dhe ka qenë në faza të përpunimit sepse si lëndë e parë ka arritur nga Irani, përmes Turqisë ka arritur në Kosovë me mjete transporti dhe e kamufluar në mallra të ndryshëm dhe pastaj këtu grupi kriminal përmes personave që kanë njohuri të përpunimit të këtyre drogave sintetike e kanë filluar përpunimin në dy laborator  të ndryshëm për një periudhë të caktuar kohore dhe e kanë shndërruar atë nga substancat kimike në heroinë dhe gjatë testimit fushor ka rezultuar edhe kaptagon”, ka shtuar Murseli për Klan Kosovën.

“Këtu është një bashkëpunim mes grupeve kriminale të Kosovës dhe disa grupeve kriminale në Turqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat