Faton Klinaku i reagon Albin Kurtit: E paska shfajësuar Vuçiqin për krimet në Kosovë, çfarë është kjo?

Aktuale

Faton Klinaku i reagon Albin Kurtit: E paska shfajësuar Vuçiqin për krimet në Kosovë, çfarë është kjo?

Nga: N. Sh. Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:37
Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ndaj një deklaratë të kryeministrin, Albin Kurti, i cili ka thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur fare asokohe ministrin e tij, Aleksander Vuçiq.

Me këtë deklaratë, Klinaku po vlerëson se Kurti e ka shfajësuar Vuciqin për krimet në Kosovë.

Sipas tij, Albini ka ndryshuar nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb.

Ai e ka pyetur se çka është kjo?

Postimi i plotë i Klinakut:

Sa skandalet janë duke i bërë, vetëm me reagu për çdo ditë!

Albin Kurti e paska shfajësuar Vuçiqin për krimet në Kosovë, duke thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur atë.

Albin, nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb, çfarë është kjo?

Driton Selmanaj paska thënë se Adem Demaçi dhe Albin Kurti kishin hapur zyrë politike të UÇK-së në mes të Prishtinës dhe s’u ndodhi asgjë, kurse profesori dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, Fehmi Agani dhe avokati Bajram Kelmendi ishin vrarë nga forcat serbe edhe pse i përkisnin lëvizjes pacifiste të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Driton, as Ibrahim Rugovën nuk e kanë vra apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat