​Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Aktuale

​Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës sot me propozimin e Ministrisë së Financave, ka emëruar kryeinspektor të Inspektoratit të Punës në Kosovë Hekuran Nikçi me mandat katër vjeçar.

Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 - Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 - Mbështetja e sigurisë.

Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro. Për KOSTT është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro, ndërsa për Telekomin 7 milionë e 775 mijë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat