Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Serbi

Aktuale

Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Serbi

Më: 27 maj 2022 Në ora: 21:53
Shaip Kamberi

Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae është konfirmuar se mandati për Koalicionin e Shqiptareve te Luginës është siguruar, përcjell Presheva.AL

Siç mëson media nga vendvotimi ne Ternoc ka përfunduar numërimi i votave dhe gjithsejtë kanë votuar 618 vota për Koalicionin e Shqiptareve të Luginës.

Me këto vota Shaip Kamberi shkon në parlamentin e Beogradit për t’i përfaqësuar shqiptarët e Luginës.

Për te fituar mandatin, Kamberit i duheshin vetëm 610 vota te cilat i mori ne rivotimin e datës 27 maj 2022 në lagjen më të madhe në Ternoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat