Zëvendësministri flet për sulmin fizik ndaj gruas

Aktuale

Zëvendësministri flet për sulmin fizik ndaj gruas

Më: 28 maj 2022 Në ora: 07:27
Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, tha se janë prekur nga sulmi ndaj bashkëshortes së tij, profesoreshës Hatixhe Latifi – Pupovci, në vendin e punës.

Pupovci tha se këtë çështje ia kanë lënë drejtësisë.

“Bashkëshortja ime ka 35 vjet përvojë pune në arsimin e lartë, dhe me të vërtetë na ka prekur shumë ngjarja që ka ndodhur. Por sido që të jetë, të dy konsiderojmë se kjo tani është çështje e organeve të drejtësisë, të cilat duhet ta peshojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Pupovci u shpreh se në përgjithësi duhet ta largohet mentaliteti se duhet ushtrohet presion mbi mësimdhënësit për notë.

Zëvendësministri i Arsimit nuk deshi të komentojë se nëse është adekuate masa prej një muaj paraburgim ndaj prindit që sulmoi bashkëshorten e tij në vendin e punës.

“Nuk kisha pasur dëshirë më komentua masat e Gjykatave”, tha Pupovci në Argument Plus.

Ndryshe, Hatixhe Latifi – Pupovci është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat