​Rrustemi: Pozitë dhe opozitë të japim kontribut maksimal për përmirësim të sistemit të drejtësisë

Aktuale

​Rrustemi: Pozitë dhe opozitë të japim kontribut maksimal për përmirësim të sistemit të drejtësisë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 10:43
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka kërkuar nga të gjithë deputetët e pozitës dhe opozitës që të kontribuojnë dhe të jenë të bashkuar në procesin e vettingut.

Gjatës seancës së sotme plenare, Rrustemi i cili është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, u shpreh se vettingu ka vetëm një synim që të kemi një sistem të drejtësisë që të përmbush mandatin që ka.

Rrustemi: Pozitë dhe opozitë të japim kontribut maksimal për përmirësim të sistemit të drejtësisë

“Është thelbësore që çështjet jetike në vendin tonë siç është edhe drejtësia duhet të jemi të gjithë së bashku për të arritur përmirësim të qëndrueshëm të sistemit të drejtësisë dhe me eliminimin e problemeve ekzistuese të theksuara nga raporte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe së fundmi edhe nga Komisioni i Venecias, në çështje të tilla është e rëndësishme që secili prej nesh pozitë dhe opozitë të japim kontributin maksimal për të siguruar një proces efikas dhe efektiv. Kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë e garantimi i një sistemi të paanshëm dhe të pavarur është obligim për secilin prej nesh...vettingu ka vetëm një synim që të kemi një sistem të drejtësisë që të përmbush mandatin që ka me profesionalizëm, pavarësi ,efikasitet në të gjitha nivelet e të gjitha rastet pa dallim”, theksoi ai.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë takuar liderin e PDK-së, Memli Krasniqi ku temë diskutimi ka qenë procesi i vettingut. Për këtë proces tashmë janë publike edhe opinionet e Komisionit të Venecias.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat