Kurti kërkon nga Dendias përkrahje për integrim në organizata rajonale

Aktuale

Kurti kërkon nga Dendias përkrahje për integrim në organizata rajonale

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të thellimit të raporteve ndërmjet të dyja vendeve.

Duke biseduar për perspektivën evropiane të vendit, thuhet se u potencua nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar.

Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia integrimin e mëtutjeshëm të Kosovës në organizata rajonale.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë të Ukrainës, për të përballuar agresionin rus.

U theksua nevoja për perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat