Kosova, vend atraktiv për investuesit gjermanë

Aktuale

Kosova, vend atraktiv për investuesit gjermanë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti, me një video mesazh drejtuar Forumit të parë Ekonomik të organizuar nga Oda Gjermano-Kosovare, deklaroi se prania gjermane në Kosovë është prezentë në forma të ndryshme.

Ai tha se fakt për këtë është edhe vetë vizita e kancelarit gjerman, Olaf  Scholz në Kosovë.

Më tej Kurti përmendi edhe rastin e investimeve të bizneseve gjermane në Kosovë si në fushën e energjisë dhe rrafshe të tjera.

Ai tha se është krenar që është kryeministër i një vendi me popullatë të vendosur.

E në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se edhe Kosova sikurse vendet e tjera kaloi një vit plot sfida, por tashmë ky vend po shihet si alternativë për bizneset.

Kosova tha Bislimi, po shihet si tarohet për vendosjen e bizneseve të ndryshme dhe zgjerimin e tyre.

“Ata që kanë spikatur Kosovën si perspektivë dhe mundësi për ta në qendër të Ballkanit perëndimor dhe qendër të BE-së, që vazhdimisht po rritet”, tha Bislimi në fjalën e tij.

Sipas tij, Kosova pret që rritja ekonomike në vitin 2022 të jetë dukshëm më e lartë sesa në vendete  rajonit, pavarësisht krizës ekonomike.

Ai tha se vetëm vitin e kaluar, vlera e investimeve gjermane në Kosovë ka arritur në 415 milion euro.

Drejtoresha e bizneseve gjermane falënderoi të pranishmit dhe organizatorët.

Ajo tha se në emër të gjithë partnerët falënderoi Kosovën për shprehjen e mirëseardhjes.

Sipas sja, ky është program shumë i veçantë e me shumë informacione për potencialin e  Kosovës për investime.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare hap Forumin e parë Ekonomik

Nga sot e deri me 7 korrik, në Prishtinë mbahet Forumi i parë Ekonomik i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në hapjen e kësaj ceremonie po marrin pjesë zyrtarë të lartë të vendit dhe ndërkombëtarë, përfshirë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë.

Te pranishëm janë  rreth 250 mysafirë nga Kosova dhe Gjermania. Me fjalë përshëndetëse atyre do t’u drejtohen edhe Kryeministri Albin Kurti i cili për shkak se ndodhet në vizitë zyrtare në Greqi, këtë do ta bëjë përmes një video-mesazhi.

I pranishëm është edhe  Zv/Kryeministri Besnik Bislimi, si dhe përfaqësues nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane nga Berlini.

RTK është sponsor media i ceremonisë zyrtare të hapjes së "Forumit të parë Ekonomik Gjermano-Kosovar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat