Alivanoset një zyrtare në Pallatin e Drejtësisë

Aktuale

Alivanoset një zyrtare në Pallatin e Drejtësisë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:28
Pallati i Drejtësisë

Inaugurimi i Pallatit të Drejtësisë ishte bërë në vitin 2015. Që nga ajo kohë, është trashëguar një problem goxha i madh për punëtorët e zyrtarët që punojnë këtu.

Për më shumë se 7 vite nuk ka oksigjen të mjaftueshëm brenda objekteve.

Si rezultat i kësaj, shumë zyrtarë, prokurorë e gjykatës janë alivanosur.

E rast i tillë ka ndodhur gjatë së enjtes, ku një zyrtare e prokurorisë themelore është alivanosur.

Se sa e dëmshme është kjo për punëtorët e këtij institucioni tregon edhe avokati Yll Zekaj.

Zekaj tregon se edhe pas shumë protestave dhe iniciativave gjendja s’është përmirësuar.

Të shqetësuar për shëndetin e tyre janë edhe zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje, zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Gashi ka thënë se nuk janë në dijeni se ku qëndron problemi.

Mirëpo thotë se për këtë duhet të bëhet zgjidhje sa më shpejtë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përpos problemit me oksigjen, as ashensorët nuk funksionojnë siç duhet në Pallatin e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat