Fjalimi në OKB/ Veprimtari nga Amerika “godet” ashpër Ramën: Retorika në OKB ishte ‘hi syve’

Aktuale

Fjalimi në OKB/ Veprimtari nga Amerika “godet” ashpër Ramën: Retorika në OKB ishte ‘hi syve’

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2022 Në ora: 15:36
Edi Rama

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka kritkuar ashpër kryemisnitrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fjalimin në Alamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se Rama atje, loboi për ndërkombëtarizimin e Ballkanit të Hapur të Vuçiqit,

Sipas tij, retorika e Ramës në OKB ishte ‘hi në sy’, sepse ai u mor me një temë të trilluar por që gjoja se kërkon të shpëtosh imazhin e luftëtarëve dhe UÇK-së, duke shtuar se kur foli për Kosovën dhe dialogun, foli sikur të fliste një ndërkombëtar e jo një kryeministër i Shqipërisë duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit për një marrëveshje.

Shkrimi në Facebook:

Elokuenca retorike e Ramës në OKB si mjet për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë

Ti, Edi Rama, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ndërtove edhe një monument për shtetin vrastar dhe mikun tuaj Vuçiq, derisa për Kosovën një kasollë thuprash. Ti lobove me elokuence që ta ndërkombëtarizosh Ballkanin e Hapur të Vuçiqit dhe tuajin në OKB paturpësisht, por duke ia fshehur krimet makabre Serbisë, dhe si një iluzionist i shkathët, ti i thurure elozhe Serbisë, edhe pranë asaj se ajo lidhi edhe një marrëveshje skandaloze me Rusinë për të koordinuar politikën e saj të jashtme, në mes të një lufte të stuhishme dhe një kërcënimi bërthamor.

Në tempullin e botës, ti e pate shansin jetësor të lash borxhin dhe mëkatet ndaj Kosovës, por ti mbete ai i vjetri, një mik i përbetuar i një krimineli lufte. Ti ndjehej shend e vere, e vesh-me-vesh me Vuçiqin pranë, dhe i lumturuar e i buzëqeshur në një studio po ashtu me mikun tënd Grenell, një antishqiptar dhe tani një lobist serb. Po në tempullin e botës ti Rama, e injorove Presidenten e Kosovës me ligësi, për të qenë më afër vëllait tënd serb, e shkele keq Kosovën martire, e përbuze rëndë, në momente kur Kosova pret krahun e Shqipërisë, por ai krah i thatë i yti ishte rreshtuar në anën e hasmit në atë tempull të civilizimit, para syve të gjithë botes. Ti nuk belbëzove asnjë fjale të vetme për krimet makabre qe ia shkaktoi ‘vëllai’ yt Kosovës, zëdhënësi i Milllosheviqit.

Por, ti i pasinqerti Rama, në mes të retorikës elokuente dhe intrigës, në sytë e botës e ri aktualizove edhe një here një temë qe është harruar fare, një shpifje të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, lidhur me pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga ish-krerë të UÇK-së. Por, ti Rama ne OKB preke një temë se gjoja ti je vënë në mbrojtje të UÇK-së. Padyshim se aludimet e Marty-t ishin një tentativë për ndikim në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës. Tani lind pyetja, pse ti Rama nuk reagove kur ky raport i porositur mori dheun më 2010, por prite plot 12 vite. Pse ti Rama nuk e këshillove Thaçin që mos e votonte gjykatën, pse Shqipëria dhe Kosova nuk protestuan, por ti Rama së bashku me Thaçin buzëqeshnit dhe merrnit poza ne krah të Putinit dhe Lavrovit, a ishe ti Rama, ai partneri i Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje të Kosovës?

Retorika jote Rama në OKB ishte ‘hi në sy’, ti u more me një temë të trilluar por që gjoja se kërkon të shpëtosh imazhin e luftëtarëve dhe UÇK-së dhe kjo do të ishte shumë në rregull sikur ti Rama, para syve të botes t’ia radhisje Vuçiqit të gjitha krimet makabre, vrasjet e 1500 fëmijëve, pleqve dhe grave, mizoritë e të burgosurve, varret masive, plaçkitjen e pronës, zjarrvënjen, dëbimin biblik të shqiptareve, dhunimin e femrave shqiptare në shifra alarmante e trishtuese, të flisje për rënkimin dhe ankthin e nënave në pritje për fatin e të zhdukurve tash e 23 vite të gjata agonie. Por ti s’deshe t’ia prishësh disponimin mikut tënd, ti iu shmange të vërtetës, si një qyqar, ti minuta të vlefshme harxhove për Afganistanin por jo për kërcënimet serbe Kosovës.

Rama, ti në OKB e proklamove Ballkanin e Hapur, një nisme serbe dhe antikombëtare, ti e mashtrove opinionin botëror kur theksove se kjo nisme do ta lehtësoj dialogun Kosove-Serbi, por realiteti është ndryshe, sepse ti kurrë s’je marr me dialog nga takimet e Ballkani i Hapur, ti kurrë s’ia ke tërhequr vërejtjen Vuciqit sa herë që e ka kërcënuar Kosovën, por në ato takime të pasinqerta ke qenë një lavdërues i shfrenuar i Vuciqit dhe Serbisë dhe kritikues i ashpër i Kosovës për mospjesëmarrje.

Ciniku Rama, ti sot nga foltorja e OKB-se kur fole për Kosovën dhe dialogun, folët sikur të fliste një ndërkombëtar e jo një kryeministër i Shqipërisë duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit për një marrëveshje. Dhe mjerimi juaj nuk përfundoi aty kur theksuat se nuk do të merremi me të shkuarën por me të ardhmen, sepse për ju e shkuara nuk ka vlerë, as vuajtjet, as sakrificat, as poshtërimet, sepse ju e barazoni viktimën me agresorin, bilës edhe kërkoni që kriminelët të falen. Bëtë mirë që i dolët në mbrojtje individit por do të ishte më e ndershme sikur të mbronit edhe interesin e Kosovës ashtu si i ka hije një kryeministri të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat