Nimani nga SBASHK-u: Kurti nuk ka me thy unitetin tonë

Aktuale

Nimani nga SBASHK-u: Kurti nuk ka me thy unitetin tonë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:41
Zenun Nimani

Në emisionin “Frontal” sot të ftuar kanë qenë Zenun Nimani nga Këshilli Grevist i SBASHK-ut dhe Albert Kurtulaj nga Këshilli i Prindërve.

Nimani tha se mungon vullneti i dialogut, ndërsa Kurtulaj tha se më së shumti nga greva po humbin fëmijët dhe u shpreh i shqetësuar.

“Një prononcim i tij para mediave të dielën ka shkaktuar tmerr, indinjatë të madhe në anëtarësinë e SBASHK-ut kur thotë sindikata e PAN-it… Nuk e di cka ka mendu”, deklaroi Nimani.

“Inati ka pasë tanaherët mes SBASHK-ut dhe qeverisë, jo vetëm kësaj. Që 10-12 vite, në SBASHK ka unitet të mirëfilltë. Nuk ka me thy Albin Kurti as kërkush hiç besoj”, tha Nimani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat