Osmani pas vizitave jashtë vendit vjen me një lajm të mirë

Aktuale

Osmani pas vizitave jashtë vendit vjen me një lajm të mirë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 08:06
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer në Kosovë, pas vizitave që pati jashtë vendit.

Ajo ka thënë se është kthyer në Kosovë me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.

Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ditëve të fundit qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati takime me liderë të vendeve të ndryshme dhe personalitete të tjera.

Para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat