Protestat studentore/ Kurti: Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin

Aktuale

Protestat studentore/ Kurti: Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin

Nga: A.SH Më: 1 tetor 2022 Në ora: 13:06
Albin Kurti me pjesëmarrësit në protestën studentore 1997

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikujtuar protestat studentore të 1 tetorit në vitin 1997.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor kujtojmë ish rektor i Universitetit të Prishtinës, Profesor Ejup Statovcin.

Sipas tij, studentët shqiptar më 1 tetor rikthyen dinjitetin

Postimi në Facebook:

Në 25 vjetorin e protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, me filmin dokumentar mbrëmë dhe me homazhe sot, kujtuam Profesor Ejup Statovcin, ish rektor i Universitetit të Prishtinës, akademik i qëndresës, i cili na priu për ndryshime demokratike e kombëtare.

Studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup. Ai i cili dekadat e jetës së tij, ia dedikoi Universitetit, Kosovës, popullit dhe mbarë kombit shqiptar.

Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit.

Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi.

I kujtojmë e nderojmë përherë profesorët e studentët e protestës së 1 tetorit, atyre që patën guxim, që sfiduan okupimin serb dhe e bënë rezistencën aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat