Vuçiq: Po na kërkojnë njohjen e Kosovës, nuk jemi të interesuar

Aktuale

Vuçiq: Po na kërkojnë njohjen e Kosovës, nuk jemi të interesuar

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:33
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për herë të parë pas marrëveshjes së mbrëmshme për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai mes tjerash ka thënë se Parlamenti Evropian të mërkurën ka miratuar një rekomandim, e jo një rezolutë, e që sipas së cilës i kërkohet Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata po kërkojnë nga ne njohje reciproke”, tha Vuçiq.

“Ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke”, shtoi ai.

Këto komente kreu  shtetit serb i  bëri pas takimit që pati me anëtarin serbe të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Cvijanoviq dhe presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Ai shtoi se i ka njoftuar ata për bisedimet në Bruksel dhe situatën në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat