Kolona të gjata në kufirin Maqedoni – Kosovë

Aktuale

Kolona të gjata në kufirin Maqedoni – Kosovë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Kolonat

Radhët e gjata gjatë ditëve të fundjavës në vendkalimin kufitar “Bllacë”, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, tashmë janë bërë gjë e zakonshme.

Edhe gjatë kësaj fundjave kolonat e automjeteve që presin të kalojnë në anën e Kosovës arrijnë deri në disa qindra metra. Kolona ka edhe në anën tjetër të kufirit për hyrje në Maqedoni.

Lidhjet familjare të shumta mes qytetarëve të kësaj ane të kufirit me anën matanë janë të shumta dhe arsye shtesë për shtimin e vizitave në ditët e pushimit.

Arsye tjetër janë edhe vizitat turistike, shopingu në qendrat tregtare në Shkup nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat