Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, deputetët të gjithë në këmbë për të nderuar himnet kombëtare

Aktuale

Nis mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, deputetët të gjithë në këmbë për të nderuar himnet kombëtare

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:19
Pamje na mbledhja e dy kuvendeve shqiptare

Ka nisur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.

Fjala hapëse do të mbahet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e shoqëruar më pas nga homologu i saj në Kosovë, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Fjalim përshëndetës do të mbahet gjithashtu dhe nga krerët e grupeve parlamentare të parlamenteve të dy vendeve. Seanca është planifikuar të jetë rreth dy orë dhe do të nis në orën 10:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat