Për nderë të "Ditës së Forcës", Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, sot kanë organizuar "Ditën e Hapur".
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete të tjera.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomat të vendeve partnere me mision në vendin tonë.]