Probleme me shëndetin, logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me vajzën autike po trajtohet në spital

Aktuale

Probleme me shëndetin, logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me vajzën autike po trajtohet në spital

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:39
Iljasa Fazliu

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu që dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare e cila vuan nga autizmi, është duke u trajtuar në spital, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Gjendja e tij është stabile, por është dërguar për trajnim në Spitalin e Gjilanit për shkak të problemeve shëndetësore me hipertension dhe diabet.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin drejtori i këtij spitali, Arsim Emini.

“Personi në fjalë është pranuar pardje në Spitalin e Gjilanit, jo për shkak të lëndimeve fizike, por për shkak të problemeve me hipertension dhe diabet. Gjendja e tij është stabile. Nuk është raportuar nga mjekët për përkeqësim të gjendjes”, ka thënë Emini.

Ndryshe, logopedit Faziu të hënën i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ai dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij me një 3-vjeçare, e cila vuan nga autizmi.

Masën e paraburgimit gjykata ua ka caktuar edhe dy familjarëve të viktimës, të cilët pas rastit e kishin sulmuar fizikisht logopedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat