​Tetë vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

Aktuale

​Tetë vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 07:19
Isa Mustafa

Sot bëhen tetë vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.

Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës. Ndërsa, në mesditën është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

Votimi i qeverisë, ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-ës, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat