Zemaj: Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së tatimit në pronë

Aktuale

Zemaj: Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së tatimit në pronë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:29
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vendimi për rritjen e faturës së tatimit në pronë duhet urgjentisht të rishikohet.

Zemaj në Facebook ka thënë se ky vendim i Qeverisë po shihet nga qytetarët si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre.

“Të gjithë qytetarët të brengosur në këtë kohë të inflacionit të lartë me rritjen prej 100% të faturave të tatimit në pronë. Në çdo vend sot këdo që takon nga furrtari, puntori , institucioni e deri të lëvizjet në rrugë ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjëshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre”, ka shkruar ai.

Teksa ka pyetur se edhe qfarë goditje tjetër duhet të presin nga Qeveria që siç tha ai,  të ju thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë.

“Edhe qfarë goditje tjetër duhet të presin nga kjo qeveri që të ju thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë.“Oligark” të Martinit ndalni këto veprime”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat