Fondet për të prekurit nga vërshimet, Berisha: Marketing medial

Aktuale

Fondet për të prekurit nga vërshimet, Berisha: Marketing medial

Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:06
Besnik Berisha 

Pak çaste më parë, u transmetuan raportimet mbi mbledhjen e fondeve për të prekurit në vërshimet.

Ashtu siç edhe mund ta shihni në vegëzën e mëposhtme, në kohë rekord, për një orë u mblodhën hiç më pak se 147 mijë euro.

Megjithatë, avokati Besnik Berisha është skeptik nëse paratë e dhuruara do të arrijnë në destinacion.

Duke shfrytëzuar profilin zyrtar të rrjetit social "Facebook", Berisha tha se derisa paratë nuk kalojnë në llogari, shifrat për donacione për komunat e goditura janë veç premtim.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Marketing medial, a donacion real;

Derisa parate nuk kalojne ne llogari, shifrat per donacione per komunat e goditura nga moti i lige jane vec premtim qe ka gjasa te prodhoje zhgenjim.

E kaluara na ka mesu qe para TV-se me fjale dhurojne shume, e ne llogari bankare dalin shume me pak.

Gjithsesi, ndihmat per komunat e prekura nga fatkeqesite natyrore jane te domosdoshme dhe dhuruesit e vertete duhet falenderuar secili!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat