Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

Aktuale

Vela e Sejdiu nga Presidenca, Dalipi nga ZKM dhe Gjini nga AAK marrin pjesë në takimin për Asociacionin

Më: 31 janar 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Të martën në mesditë pritet të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Nga Presidenca është konfirmuar që do të shkojnë në këtë takim, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela dhe këshilltari i presidentes, Bekim Sejdiu.

Nga zyra e kryeministrit do të marr pjesë shefi i kabinetit, Luan Dalipi, po ashtu edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi dhe ministri Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë konfirmuar për telegarfin se do të marrë pjesë nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini.

Ndërkaq, LVV, PDK dhe LDK deri më tani nuk kanë treguar se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në këtë takim. Gjithashtu në takimin e Ambasadës për Asociacionin do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Ndërkaq, të hënën një draft-statut është publikuar nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat