Xhevdet Pozhari bëhet këshilltar i Arben Vitisë

Aktuale

Xhevdet Pozhari bëhet këshilltar i Arben Vitisë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:38
Arben Vitia dhe Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari, analist është i njohur për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë ka një post të ri.

Pozhari tani është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në një përgjigje Pozhari e konfirmoi se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm.

Tutje, ai e konfirmoi se është rekrutuar si ekspert i jashtëm, duke e sqaruar se nuk paguhet nga buxheti i Kosovës.

Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, z. Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.

Nuk dihet nëse z. Pozhari do të vazhdojë të jetë edhe analist në ATV, ku shquhej për debat të ashpër, gjë e cila e ka bërë të njohur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat