Kurti: Kontingjenti i FSK-së për operacione humanitare u nis për në Turqi

Aktuale

Kurti: Kontingjenti i FSK-së për operacione humanitare u nis për në Turqi

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:55
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar i pari i qeverisë së vendit.

Kurti po ashtu ka shkruar se vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi.

Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima”, ka shkruar kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat