Ironia e Gashit: Zbulon foren e re të ‘opozitës’ dhe ‘analistëve’

Aktuale

Ironia e Gashit: Zbulon foren e re të ‘opozitës’ dhe ‘analistëve’

Nga: A.SH Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:37
Shkëlzen Gashi

Nga partitët opozitare kanë thënë se tashmë kryesministri Kurti ka pranuar formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe.

Shkëlzen Gashi ka ironizuar me opozitën dhe analistët, duke thënë se çdo tre muaj parashikonin zgjedhje, kurse tani kanë nisur një ‘fore’ të re “çdo javë kryeministri i kosovës po e pranon nga një asociacion”.

“qe dy vjet 'opozita' dhe 'analistët' çdo tre muej parashikonin zgjedhje të parakohshme 😃

tash e kanë nisë një fore të re: çdo javë kryeministri i kosovës po e pranon nga një asociacion 😃”, shkruan ai në Facebook:

Kujtojmë, se Kurti përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman, duke shtuar më pas se ka bazë të mirë për negociata të mëtutjeshme.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë.

Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat