Këta janë deputetët që janë pajisur me Pasaportë Diplomatike brenda vitit të kaluar

Aktuale

Këta janë deputetët që janë pajisur me Pasaportë Diplomatike brenda vitit të kaluar

Më: 16 mars 2023 Në ora: 11:22
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ndër privilegjet e shumta kanë të drejtë të pajisen edhe me pasaportë diplomatike.

Pra, të zgjedhurit e popullit kanë të drejtë të udhëtojnë me këtë dokument udhëtimit, i cili i jepet edhe përfaqësuesëve të misioneve diplomatike dhe zyrtarëve të tjerë me ligj.

Sipas raportit të Kuvendit të Kosovës brenda vitit të kaluar pasaportën diplomatike e kanë marrë deputetët: Memli Krasniqi, Hisen Berisha, Valon Ramadani, Haxhi Avdyli, Nasuf Bejta dhe Hajdar Beqa.

Image
Deputetët që janë pajisur me Pasaportë Diplomatike vitin e kaluar

Kjo pasaportë mund t’i lëshohet edhe anëtarit të ngushtë të familjes të punëtorëve të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të misioneve të Kosovës jashtë shtetit, që me vendimin e qeverisë shkojnë për punë në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat