Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Serbisë: Kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështete Ukrainën

Aktuale

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Serbisë: Kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështete Ukrainën

Më: 16 mars 2023 Në ora: 11:25
Gunter Fehllinger

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunter Fehllinger, i ka ‘treguar’ Serbisë si mund të bëhet pjesë e Perëndimit.

“Serbi, kopjo Bullgarinë, njihe Kosovën dhe mbështet Ukrainën, kështu do t’i bashkohesh Perëndimit po aq suksesshëm sa Bullgaria”, ka shkruar Fehllinger në Twitter.

Fehllinger edhe në 15 vjetorin e Pavarësisë i ka bërë thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe Ukraina duhet të jenë pjesë e NATO-s.

“Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Kosovës në zemër të Austrisë neutrale, ftoj Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën që të anëtarësohen në NATO”, kishte shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat