Ramabaja: S’e kam të qartë, opozita a është pro-Vuçiqit apo kryeministrit

Aktuale

Ramabaja: S’e kam të qartë, opozita a është pro-Vuçiqit apo kryeministrit

Më: 23 mars 2023 Në ora: 21:00
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing se opozita në Kosovë “është e papjekur”

Duke folur për debatet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku temë e diskutimit ishte marrëveshja e Ohrit, Ramabaja tha se niveli i folëve në Kuvend është i ulët.

Mirëpo ai i përmendi dy persona si më të papjekurit.

“Ka shumë persona të papjekur në opozitë, ceshte e vërteta edhe në pozitë. Por papjekuria e dy liderëve të opozitës është shumë e madhe. Sidomos këtij të parit, Krasniqit”, tha ai.

Tutje Ramabaja tha se nuk e kupton në cilën anë janë opozita, sa i përket dialogut.

“S’e kam të qartë, opozita a është pro-Vuçiqit apo kryeministrit.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat