Hoti sulmon Kurtin e Osmanin pas vendimit të Kushtetueses: Vonesa për emërimin e kryeprokurorit ishte skenar i tyre

Aktuale

Hoti sulmon Kurtin e Osmanin pas vendimit të Kushtetueses: Vonesa për emërimin e kryeprokurorit ishte skenar i tyre

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:41
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se me këtë vendim ka dështuar tendenca për zgjedhje të prokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani.

“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues”, ka shkruar ai.

“Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, ka shkruar në fund Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat