Kurti përkujton masarkën e familjes Berisha: Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon

Aktuale

Kurti përkujton masarkën e familjes Berisha: Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon

Nga: A.SH Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:23
Muzeu i martirëve të familjes Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e familjes Berisha në Suharekë, ku mbetën të masakruar 50 anëtarë të familjes, mesin e tyre edhe 11 fëmijë.

Kurti ka thënë se e vërteta kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet.

Postimi në Facebook:

Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon.

U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit.

Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat