Alarm i rremë, Aeroporti i Prishtinës kthehet në normalitet

Aktuale

Alarm i rremë, Aeroporti i Prishtinës kthehet në normalitet

Më: 26 mars 2023 Në ora: 21:06 Përditësuar në ora: 22:38 më 26.03.2023
Foto ilustrim

Alarm i rremë në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një mjet shpërthyes në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Mirëpo, ky alarm del të jetë i rremë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë.

"Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast." - ka njoftuar Ahmeti.

Detaje shtesë lidhur me alarmin për bombë

Sot gjatë pasditës, në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari", është raportuar për një alarm për bombë, sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës.

Si masë parandaluese, pasagjerët u evakuuan nga objekti, ndërsa autoritetet policore kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve për të zbardhur situatën dhe verifikuar rrezikun.

Ende nuk ka detaje të hollësishme nëse situata është normalizuar dhe a janë bërë arrestime në lidhje me rastin.

"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten." - ka thënë Ahmeti.

Në anën tjetër zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, i ka thënë Nacionales se Policia e Kosovës, do të njoftojë për hollësitë e këtij rasti, pa dhënë detaje të tjera.

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Raportohet se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një alarm për bombë gjatë pasditës së sotme.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për median.

Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti.

"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten." - ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat