Kurti: Nuk krahasohen aktakuzat për korrupsion multi-milonësh me ato për gaz lotsjellës

Aktuale

Kurti: Nuk krahasohen aktakuzat për korrupsion multi-milonësh me ato për gaz lotsjellës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 21:49
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për aktakuzat ndaj ministrave të tij, ku përmendi aktakuzën ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për të cilin tha se do të ishte keq nëse do të shkarkohej, pasi aktakuza ra shpejt.

Kurti tha se standardi për dorëheqje të ministrave që kanë aktakuza nuk bën t’i hedh tym gazit lot sjellës, pasi sipas tij, aktakuzat janë për gaz lotsjellës.

“Dhe mendoj se nuk krahasohet korrupsioni i atyre paraprakëve me veprimet tona, që mua, si bartës liste me patën lënë pa garuar në zgjedhjet e fundit. Nuk krahasohet korrupsioni multi-milionësh i atyre me gazin tonë lotsjellës”, është shprehur Kurti në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për marrëveshjen me Serbinë, ku tha se ajo është ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

“Ajo është ligjërisht obligative sepse e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit, të cilët kanë konstatuar se kjo është një marrëveshje por për keqardhje s’ka nënshkrim për shkak të palës tjetër, ndërkohë që ne jemi në rregull”.

“Mungesa e nënshkrimit, bëhet gjykim për Serbinë, por nuk cenon ekzistencën e marrëveshjes”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat