Juristi: Pa panik, e pa frikë – Presidentja nuk ikë!

Aktuale

Juristi: Pa panik, e pa frikë – Presidentja nuk ikë!

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:29
Bardhyl Hasanpapaj

Juristi Bardhyl Hasanpapaj është shprehur i bindur se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të rrëzohet nga pozita që mbanë.

Ai këtë e bazon në disa raste të tjera të ngjashme që kishin ndodhur në qeverisjet e kaluara, ku Gjykata Kushtetuese kishte vendosur.

Për këtë Hasanpapaj ka përsëritur qëndrimin e tij se asnjë vendimi i Gjykatës Kushtetues, nuk mund të ketë efekt për postin e presidentes, kryeministrit e as kuvendit.

“Psh, kemi pasur rastin e Kushtetueses e NISMA-së, që ka qenë në koalicion me AAK-në e PD-në. Ka qenë debat i madh që mund të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve, ku votat e diasporës qenë numëruar dhe fut rezultat të zgjedhjeve. Dhe kështu Supremja ua njofti të drejtën për t’i numëruar ato vota. Supremja vendosi dhe ndryshoi dhe rezultati zgjedhor dhe kolaicioni mbeti jashtë. Por, këtë e fituan në Gjykatë Kushtetuese vendosi që s’do të duheshin të numëroheshin ato vota. Vendosi në favor të atij koalicioni”, u shpreh Hasanpapaj.

Ai foli edhe për zëvendësimin e dy depueteteve të VV-së, për të cilat Gjykata Supreme kishte shmangur gabimisht një nen të Ligjit, e më vonë Kushtetuesja kishte vendosur në favor të dy deputeteve.

“Rasti i deputeteve Tinka Kurti e Drita Millaku ka qenë në Gjykatë Kushtetuese pothuajse logjika e njëjtë. Dhe, më vendosi Kushtetuesja në favor të tyre duke thënë se të dyja do të duheshin të ishin deputete sepse formula e zëvëndësimit është apliku gabimisht nga Supremja sepse e interpretuar një nen të Ligjit gabimisht duke e shmangur atë”, tha tutje Hasanpapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat