Dëmtimi i flamurit në Graçanicë, policia arreston tre persona

Aktuale

Dëmtimi i flamurit në Graçanicë, policia arreston tre persona

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim.

Hetimi ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara është bërë identifikimi dhe arrestimi i tre personave të dyshuar.

Ndaj personave të dyshuar: E.B., 22-vjeç, Sh.V., 22 vjeç dhe E.G., 31-vjeç, është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat