​Përfundon seanca, gjykimi ndaj Shalës vazhdon nesër

Aktuale

​Përfundon seanca, gjykimi ndaj Shalës vazhdon nesër

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar seanca në të cilën është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

Dëshmitari i mbrojtur është përgjigjur në pyetjet e ZPS-së e cila ka paraparë 12 orë t’i për intervistimin e tij.

Seanca ja vijuar kryesisht e mbyllur për publikun dhe me pjesë të redaktuar.

Ndërsa Shala ka kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike meqë po përdoren masa mbrojtëse për dëshmitarët.

Në anën tjetër, trupi gjykues ka theksuar se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publik.

Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat