Vllasi thotë se BE duhet t’ua përcaktojë Kosovës dhe Serbisë se cilat marrëveshje të nisin së zbatuari

Aktuale

Vllasi thotë se BE duhet t’ua përcaktojë Kosovës dhe Serbisë se cilat marrëveshje të nisin së zbatuari

Më: 21 mars 2024 Në ora: 00:28
Azem Vllasi

Analisti politik, Azem Vllasi duke folur për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, ka thënë se ndërmjetësuesit e BE-së, duhet t’i caktojë të dy shteteve se cilat marrëveshje të nisin të zbatojnë.

Ai tha se nuk mund të fajësohen dy shtetet për moszbatim, pasi Serbia edhe zyrtarisht e ka njoftuar Bashkimin Evropian se s’do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e po insiston vetëm në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ndërmjetësuesit në dialog duhet t’i përcaktojnë se cilat marrëveshjeve duhet t’i zbatojë Kosova e cilat duhet t’i zbatojë Serbia. Jo të thonë se të dy palët e kanë fajin, sepse nuk e kanë. Qeveria e Serbisë zyrtarisht e ka informuar Brukselin se nuk do t’i zbatojë shumicën e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit,q ë do me thënë që Serbia nuk po dëshiron të zbatohen marrëveshjet. Ajo po insiston vetëm në Asociacionin”, ka thënë ai

Në një vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesi i Lartë i BE-së po Politikë dhe Siguri, Josep Borrell, ka fajësuar dy shtetet dhe ka shprehur zhgënjimin për ngecje në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat