Hoti: Gjatë qeverisjes së Kurtit importi u rrit në 5.1 miliardë

Aktuale

Hoti: Gjatë qeverisjes së Kurtit importi u rrit në 5.1 miliardë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 20:31
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se deficiti tregtar nga viti 2019 e deri në vitin 2023, është rritur nga 3.1 në 5.1 miliardë.

Ai tha se importi ka shënuar rritje shumë të madhe gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

“Mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë, nga 12%-16%, përjashto kohën e pandemisë.

Ai që krenohet me këto të dhëna, ose nuk i kupton, ose mashtron opinionin”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat