Hapi i radhës i suksesshëm drejt Këshillit të Evropës, Musliu-Shoshi: Përjetësisht falënderuese ndaj miqëve tanë

Aktuale

Hapi i radhës i suksesshëm drejt Këshillit të Evropës, Musliu-Shoshi: Përjetësisht falënderuese ndaj miqëve tanë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 20:58
Ariana Musliu Shoshi

“Përjetësisht falëmnderuewse ndaj miqve tanë”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi pas kalimit me sukses të draft-Opinionit të Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis, e cila e rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë paradhomë të Bashkimit Evropian.

“Sot, Kosova është një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës”, shkroi Musliu-Shoshi e cila ishte edhe pjesëmarrëse në hapjen e diskutimeve në Komisionin për Politikë dhe Demokraci në PACE që u zhvillua sot në Paris.

Postimi i plotë:

Raporti u votua në favor të Republikës së Kosovës!

Sot, Kosova është një hap më afër anëtarësimit në KËSHILL TË EVROPËS! 🇽🇰 🫶🏻🇪🇺

Përjetësisht falenderuese ndaj miqve tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat