“Memli paska gjetur njeriun që na nxjerrë nga situata; Bedriu mund të bëj mrekulli: të na bëj të pasur; ta ndal mes për mes mërgimin”

Aktuale

“Memli paska gjetur njeriun që na nxjerrë nga situata; Bedriu mund të bëj mrekulli: të na bëj të pasur; ta ndal mes për mes mërgimin”

Nga: H.O. Më: 27 mars 2024 Në ora: 21:21
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha në një shkrim të saj autorial, ka komentuar vendimin e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës, për të kandiduar me Bedri Hamzën si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Ajo e ka vazhduar komentimin e saj me deklaratat e aktorit Enver Petrovci, ndërsa shkruan se kreu i PDK-së paska gjetur njeriun për ta nxjerrë Kosovën nga situatat.

“Aty ka qenë gjithmonë, Bedri e ka emrin, por nuk e kemi ditur që Bedriu mund të bëj mrekulli: të na bëj të pasur; ta ndal mes për mes mërgimin e të na bëj të lumtur, kaq kollaj paska qenë puna”, shkruan Berisha.

Por ajo nuk lë pa përmendur edhe qeverisjen e Hamzës në komunën e Mitrovicës.

“A mund ta shpëtoj Kosovën, kryetari që s'i shpëtoi qytetarët Mitrovicës, të cilët jetojnë në lloç. - Pse ekonomisti më i mirë e udhëheq popullin më të varfër të Mitrovicës dhe ata mbesin se mbesin më të varfërit, e ky mbetet se mbetet ekonomisti më i mirë?”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat