Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Aktuale

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Më: 27 mars 2024 Në ora: 22:15
Albin Kurti

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Për këtë ka reaguar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe duke treguar se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën.

Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si  si shtet anëtar.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat