Shpend Ahmeti e njeh personalisht përfaqësuesen e Kosovës në KiE, greken Bakoyannis – çka thotë për të?

Aktuale

Shpend Ahmeti e njeh personalisht përfaqësuesen e Kosovës në KiE, greken Bakoyannis – çka thotë për të?

Më: 28 mars 2024 Në ora: 00:33
Shpend Ahmeti

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Rekomandimin për këtë e ka bërë diplomatja greke Dora Bakoyannis.

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, ka treguar më shumë për diplomaten greke dhe familjen e saj.

Ai ka treguar se në viti 2004 si student kishte punuar në zyrën e Bakoyannis, gjatë kohës sa ajo ishte kryetare e Ahtinës.

Më tutje, ka treguar se djali i Djali i saj Kostas Bakoyannis, në vitin 2005 me kishte ardhur të punojë në Kosovë në një zyre  me Ahmetin në Bankë Botërore për 6 muaj.

Më poshtë postimi  Ahmetit në “X”

Me shkas lajmet nga Këshilli i Evropës, po ndaj pak fjalë për Dora Bakoyannis.  Kam pas fatin që më vitin 2004, gjatë lojrave olimpike në Athinë, të punoj në zyrën e Dora Bakoyannis e cila atëbotë ishte kryetare e Athinës. Ishim 10 studentë të përzgjedhur në ShBA për të punuar.

Për ata që nuk e dijnë, Dora Bakoyannis është vajza e një prej baballarëve të kombit grek (sic e quajnë atje) Konstantinos Mitsotakis.  Vëllau i saj është kryeministri i tanishëm i Greqisë, Mitsotakis.

Burri i saj, Pavlos Bakoyannis është vrarë në atentat para më shumë se 30 viteve nga organizata revoulcionare 17 Nëntori. Pas atentatit, edhe pse me ligj grek gruaja nuk e merr mbiemrin e burrit, me vendim gjyqësor vendosi ta merr mbiemrin e burrit Bakoyannis.

Djali i saj Kostas Bakoyannis, kolegë imi nga studimet në ShBA, në 2005 me kishte ardhur të punojë në Kosovë në një zyre  me mua në Bankë Botërore për 6 muaj. Prandaj, mund të them që familja Bakoyannis e njeh mirë Kosovën.

Gjatë punës në Athinë më ka ra të takohem shumë herë me kryetaren. Atëherë nuk kemi qenë të pavarur. Por më ka ra poashtu të takohem me babain e saj Mitsotakis. Më tregonte për miqësinë me Ibrahim Rugovën dhe më pyeste për të.

Që atëherë Greqia kishte pozicion neutral për Kosovën. Miqësia historike me Serbinë në njërën anë dhe aleanca me NATOn dhe relacioni me shqiptarët në anën tjetër. Ishte pikërisht Mitsotakis që pas 78 ditë bombardimeve, ku Greqia bënte pjesë kishte takuar Milosevicin,

Dhe i kishte thënë që duhet të dorëzohet sepse kërcënimi me këmbësori nga NATO ishte real.

Dora përfaqëson Nea Demokratia, parti e djathtë greke.  Kur morra vesh se ajo do të jetë raportuese isha i sigurtë qëndo të bëhet punë e mirë.  Punë e pafelenderueshme për të duke ditur relacionet me Serbinë dhe pozicionin neutral dhe mosnjohës ndaj Kosovës.

Politikën e Greqisë ndaj Kosovës e definon si Gjithçka pos njohjes deri në një marrëveshje me Serbine.   Prandaj duhet të jemi mirënjohës për këtë raport.   Sepse rekomandoj anëtarësimin në KE, por natyrisht me zotimin e Kosovës se do ti përmbush obligimet përfshi Asociacionin.

Këtë e kanë premtuar edhe krerët e institucioneve tona formalisht në letër dërguar Këshillit. E tash, në politikën e brendshme nashta edhe munden me lujt politikanët tonë por jo në zotime formale ndërkombëtare. Aty nuk bën me rrejt se nuk na merr kush seriozisht më vonë.

Këshilli i Evropës është institucion shumë i rëndësishëm. Në kuptimin formalo juridik qytetarëve tonë ja u jep një të drejtë shtesë ankese në fushën e drejtave në Gjykatë Evropiane, përfshi edhe gjykatën speciale.

Në rrafshin politik, është hap briliant për shtetet mosnjohëse të BE për të na pranuar pa na pranuar.  E shton shtetësinë e Kosovës më rrafshin ndërkombëtar, sic shihet edhe në reagimet e Serbisë.

Prandaj, falemnderit Dora Bakoyannis për raportin e kujdes për politikanët tonë mos me lujt hajgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat