Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Aktuale

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Më: 28 mars 2024 Në ora: 00:38
Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve.

Ai tha se pjesën për parandalimin e rasteve nuk mund të kërkohet nga policia por edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, për të cilën tha se duhet që t’i ndajë të dhënat me mekanizmat konkretë.

“Pjesën për preventivën nuk mund ta kërkojmë vetëm nga policia por edhe nga AKI-ja që duhet t’i ndajë të dhënat me mekanizmat konkretë dhe qoftë t’i përcjellin recidivistët e pastaj të përcillen edhe te mekanizmat tjerë ligjzbatues, por edhe te gjykatat që të krijohet një praktikë unike e politikës ndëshkimore, sidomos ashpërsimit të dënimit për recidivistët e veprave penale, me theks tek vrasjet”, tha Hoxha.

Tutje, Hoxha tha se shteti duhet që të ndërmerr një plan veprimi konkret e që sipas tij duhet të jetë i ndarë në faza, pasi tha se çështja e vrasjeve në Kosovë është shndërruar në problem kombëtar.

“Shteti dhe ligji nuk duhet të kenë trajtime ndaras, në bazë të familjes, gjinisë e as racave. Kjo është e pafalshme. Të gjithë mekanizmat e sigurisë e kanë për bazë ligjin. Në raste të tilla është Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale dhe aty asnjë shkronjë e Kodit Penal nuk bën kategorizimin e rangut qytetar, afërsisë me pushtetin apo tjetër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat