Rizvanolli përmend tri punë të mira gjatë këtyre 3 viteve qeverisje

Aktuale

Rizvanolli përmend tri punë të mira gjatë këtyre 3 viteve qeverisje

Më: 28 mars 2024 Në ora: 00:53
Artane Rizvanolli

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ka përmendur 3 punët më të mira që janë kryer në këtë fushë në këto 3 vjet qeverisje, për të cilat, siç u shpreh ajo, “e bëjnë më së shumti krenare”.

“Ankandi i parë solar, marrëveshja me MCC dhe investime në efiçiencë të energjisë. Kemi arritur të zhvillojmë proces shembull për të gjithë rajonin, dhe me ankandin e parë, kemi tërhequr investitorë”, thotë ajo.

Programi me MCC, thotë ajo, është grant që është marrë pa asnjë dyshim.

“Versione të ndryshme ka dhënë edhe opozita, se s’do ta marrim grantin. Por kemi marrë një grant të sinqertë”, u shpreh ajo.

Rizvanolli, ka thënë se gjatë këtij mandati, po bëhen shumë projekte e madje po ndodhin edhe renovime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat