Anëtarësimi në KiE, deputeti shqiptar në Suedi: Kam lobuar sa kam mundur për këtë ditë

Aktuale

Anëtarësimi në KiE, deputeti shqiptar në Suedi: Kam lobuar sa kam mundur për këtë ditë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 00:56
Adnan Dibrani

Adnan Dibrani, deputet në Suedi sonte ka folur në lidhje me lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai tha fillimisht se është krenar që është shqiptar dhe u shpreh se ka bërë sa ka mundur, siç tha, për të ardhur në këtë ditë.

“Unë jam krenar që jam shqiptar, nuk kam pasur problem t’i tregojë gjithkujt që e kam prejardhjen shqiptare dhe që nga dita e parë në Këshill kam bërë sa kam mundur për të ardhur në këtë ditë”.

“Kisha pas qejf me thënë është kryer 100 për qind, por nuk po dua të them, shpresoj të kryhet edhe besoj qe kryhet, në Këshill në prill nuk besoj që del ndonjë problem, mund të del ndonjë problem në Komitetin e Ministrave në maj, por besoj që do të kryhet”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat