Rizvanolli: Vendi ka kaluar në meritokraci të thellë, nga minusi kaloi në plus

Aktuale

Rizvanolli: Vendi ka kaluar në meritokraci të thellë, nga minusi kaloi në plus

Më: 28 mars 2024 Në ora: 01:00
Artane Rizvanolli

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, tha se vendi tashmë ka kaluar në “meritokraci të thellë”.

“Nga minusi kemi kaluar në plus. Gjatë qeverive të kaluara, humbjet kanë arritur deri në 48.7 milionë euro në vit. Veç një vit prej 2015 e këndej, veç një vit ka qenë me fitim edhe atë 2.1 milionë euro. Tash është deri në 50 fish më i lartë. Në vitin 2021 ka qenë 21 milionë euro fitimi. Më 2022 ka qenë 101 milionë dhe më 2023 kemi vetëm shifrat preliminare është rreth 21 milionë”, u shpreh ajo.

Rizvanolli, ka përmendur si arritje të Qeverisë së Kosovës rikthimin e siç u shpreh ajo, të fuqishëm të Telekomit të Kosovës.

“Ka filluar me vrull edhe investimet”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat