48 vjeçarja e vrarë në Prishtinë do të varroset sot

Aktuale

48 vjeçarja e vrarë në Prishtinë do të varroset sot

Më: 28 mars 2024 Në ora: 07:37
Zejnije Gashi

Zejnije Gashi – 48 vjeçarja që u vra aksidentalisht pas një konflikti mes dy grupeve në Kolovicë të Prishtinës, do të varroset sot.

Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e lagjes “Arbëria”.

Kjo u konfirmua edhe nga familjarët e të ndjerës.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi. Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”, thuhet në njoftimin e familjarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat