Arifi: Qeveria po synon me u pajtu me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës

Aktuale

Arifi: Qeveria po synon me u pajtu me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës

Më: 28 mars 2024 Në ora: 09:12
Avni Arifi

Për implementimi e vendimit të Bankës Qendrore për dinarin, ish- kryenegociatori për dialogun, Avni Arifi thotë se do të duhej të diskutohej me BE-në.

Por pasi e refuzoi një gjë të tillë, Arifi thotë që Qeveria po mundohet të pajtohet me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës.

“Rregullorja e BQK-së është jashtë kompetencave të Qeverisë, mirëpo çështja e implementimit ka qenë një çështje që ka mundur me diskutu paraprakisht me faktorin ndërkombëtarë dhe me u pajtu për një plan të implementimit, mirëpo këta nuk kanë dashur me u pajtu me bashkësinë ndërkombëtare dhe tani po synojnë me u pajtu me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, Bislimi dhe Petkoviq ishin dakorduar që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të cilat u trajtuan në takimin e së hënës, por që përfundoi pa sukses.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat