“Udhëtimet e fshehta të komandant ‘Gjarprit’ do t’i japin rezultatet e veta”/ Paralajmërimi për komandantët: Rrini syqelë dhe vigjilentë!

Aktuale

“Udhëtimet e fshehta të komandant ‘Gjarprit’ do t’i japin rezultatet e veta”/ Paralajmërimi për komandantët: Rrini syqelë dhe vigjilentë!

Nga: N. Sh. Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:18
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar ndaj Ramush Haradinajt.

Kjo sipas tyre, ndaj shpifjeve që Haradinaj po i bënë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe shpifjet dhe etiketat që bëheshin në drejtim të presidentit Ibrahim Rugova dhe LDK-së, ku më pastaj filluan edhe vrasjet politike.

Kjo familja, ua përkujton Gjykatën Speciale në Hagë dhe paralajmëron që komandantët të rrinë syqelë.

Reagimi i plotë:

Ramush Haradinaj duhet të kuptoj njëherë e mirë se etiketat, shpifjet që po i bën në adresë të kryministrit Albin Kurti janë të njëjtat etiketa që krerët ndërmarrjes së përbashkët kriminale ia patën bërë Ibrahim Rugovës dhe lidershipit të LDK-së atëbotë.

Pastaj etiketat i konvertuan në veprimë, gjetën budallenjë dhe filluan vrasjet politike e tani thonë jo na nuk ishim kundër Ibrahim Rugovës as kundër LDK-së, ama drejtësia po ua shpalos faktet provat dhe dëshmitaret..

Thonë asgjë nuk mbetet fsheftë as vizita e Fana Rugovës me kalamaj në Hagë nuk mbetet fshehtë pra ..

Rambo etiketat dhe shpifjet nuk të sjellin në pushtet ato mund të lënë përjetë jashtë pushtetit zoti Haradinaj ..

Sipas zhvillimeve që po ndodhin në Hagë po duket qartë se udhëtimet e fshehta të komandant ‘Gjarprit’ do t’i japin rezultatet e veta...

Komandant të zonave rrini syqelë e vigjilentë😜

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat