​AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër

Aktuale

​AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:30
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka vendosur se kush do jetë kandidat për kryeministër të Kosovës nëse shkohet në zgjedhje të reja.

Haradinaj lidhur me këtë çështje, ka thënë se duhet të shkarkohet qeveria Kurti, porse sipas tij ka rëndësi procesi që qon në zgjedhje dhe jo data siç ka deklaruar kryetari nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi.

Para gazetarëve, Haradinaj ka thënë se PDK-ja është duke ja plotësuar kërkesën Kurtit, duke shtuar se mund të kenë koalicion mes vete për mënyrën si të ecet përpara për zgjedhje.

Haradinaj: Duhet të shkarkohet qeveria, mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka rendësi

“Nuk e kemi përcaktuar ende, por do ta shohim dhe do ju njoftojmë me kohë... Po duhet të shkarkohet qeveria, mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka rendësi. Po dëgjoj (kryetarin e PDK-së), Memli Krasniqi po i propozon data Kurtit, ne së pari duhet të definojmë mënyrën si shkojmë në zgjedhje. Data pëson pas procesit, e cili proces na qon zgjedhje ka rendësi. Duhet të shkarkohet qeveria Kurti. Pra para se të flasim për datë, duhet të flasim për mënyrën si shkojmë në zgjedhe”, deklaroi Haradinaj.

Ndërsa i pyetur nëse do e përkrahin mocionin për shpërbërje të kuvendit nëse ju kërkohet, ai ka thënë se kanë mocion për shkarkim të qeverisë Kurti, porse nëse shkohet drejt në shpërbërje të kuvendit, është agjenda e kryeministrit Kurti.

Haradinaj: Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë

"Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve. Nëse shkojmë drejt në shpërbërje të kuvendit që i kërkon dy e treta, është kryesisht agjenda e Kurtit kjo. Që i bjen PDK-ja po ja plotëson kërkesën Kurtit, ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën si të ecën përpara për zgjedhje”, tha Haradinaj.

Mes tjerash, Haradinaj ka komentuar edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se mënyra se si është kërkuar Kosovës të marrë obligime shtesë është ndryshe nga praktikat e mëhershme.

Haradinaj: Anëtarësimi në KiE ka hyrë në fazë përfundimtare

“Anëtarësimi në KiE ka hyrë në fazë përfundimtare, është një proces i gjatë i punës, është e drejtë dhe meritë e Kosovës të anëtarësohet. Mënyra se si i është kërkuar Kosovës të marrë obligime shtesë është ndryshe nga praktikat e mëhershme. Për fat të keq, në këtë mënyrë të marrjes së obligimeve që kemi marrë tani, sikur ta kishim marrë në kohë, me siguri se tani do të numëronim më shumë rezultate, edhe anëtarësimin në NATO edhe kandidaturën për BE. Ne vetëm për anëtarësim në KiE po përmbushim obligime e kushte që janë shumë e që për Kosovën është do të jetë vështirë... Ekziston mundësia pastaj për kushte e kërkesa të reja, anëtarësim në NATO dhe kandidaturën për në BE”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, i pyetur për deklaratën e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha lidhur me grupet tjera të orkestruara nga Serbia që mund ta sulmojnë sërish veriun, Haradinaj nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë. Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet me qenë vigjilente dhe bashkë me aleatët që mos të lejojë asnjëherë rrezikimin e Kosovës.

Haradinaj: Kosova duhet me qenë vigjilente

"Ekziston mundësi e tillë e kërcënimeve, por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe bashkë me aleatët që mos të lejojë asnjëherë rrezikimin e Kosovës", tha ai.

Haradinaj poashtu ka thënë se falë aleatëve Kosova po anëtarësohet në organizata, dhe jo nga puna e qeverisë Kurti.

Haradinaj: Është pozicionim i qartë i aleatëve të avancojnë Kosovën

“Është pozicionim i qartë i aleatëve të avancojnë Kosovën, përkundër pengesave që Qeveria dhe kryeministri Kurti ua ka nxjerrë aleatëve, ata sërish arritën rezultat të suksesshëm për Kosovën”,tha mes tjerash Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat