Aliu thotë se ka nënshkruar vetëm një kontratë njëburimore: Jemi të hapur për hetim

Aktuale

Aliu thotë se ka nënshkruar vetëm një kontratë njëburimore: Jemi të hapur për hetim

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:28
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu ka përgjigjur kritikave të deputetit Haki Abazi, duke thënë se në Ministrinë e tij është vetëm një kontratë njëburimore, kurse 56 janë aneks-kontrata.

Aliu tha se për këtë kontratë janë të hapur për hetim dhe se për kontratat njëburimore kanë përformancë më të mirë.

“Nëse kishim me krahasu përqindjet, ministria jonë për kah kontratat njëburimore ose kah vlera, del Ministria me performancë më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat, shumëfish më të mirë. Ju e përmendët 56 kontrata njëburimore. Një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu ka thënë se aneks kontratat janë kontrata shtesë për punën e njëjtë.

“Në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata do ta ketë vlerën e qartë. Kemi të bëjmë me aneks kontrata, dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në rastin e ministrisë, e kemi vetëm një kontratë. Është dashtë me u vazhdu pasi ka mbetur pa mbikëqyrje, sepse në pandemi ka pasur pezullim të punës. Të gjitha të tjerat janë ankes-kontrata dhe kjo madje për shkak se projektet kanë filluar të jenë më cilësore edhe punë shtesë të dalin më pak. Nëse e shohim vitin e fundit i kemi 980 mijë. Në vitin 2021, e kemi pasur 5.7 milionë nga 26 kontrata të trashëguara. Ajo çka do të doja të them, është se unë nuk e kam problem hetimin. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë”, deklaroi ministri Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat